Elton Cale është përfolur për një kalim të mundshëm të Shkëndija e Tetovës. Shtatshkurtri bardheblu është pjesë e formacionit titullar dhe vështirë se mund të lihet i lirë nga ana e drejtuesve me të cilët ka kontratë 2-vjeçare.
Megjithatë si për të shtuar "fjalët" mendoi menaxheri Andi Matraxhiu i cili ishte në stadium duke ndjekur Tirana - Flamurtari. Cale shkëlqeu dhe duke e ndjekur pranë Matraxhiut ishte dhe trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Ernest Gjoka. E sigurt që deri më tani është se Cale e "shkruan" në fushë të ardhmen e tij. I kudondodhur, driblime fantastike dhe hera-herës në flirt me golin... Vështirë se drejtuesit bardheblu mund të lënë të lirë një "xhevahir" si Elton Cale pavarssisht dëshirës që mund të ketë trajneri Ernest Gjoka. /Newsport.al/
