Danilo Alvesh është rikthyer te Flamurtari, pasi në sezonin e fundit i dha lamtumirën kuqezinjve, por që rezultoi se ishte shumë e shkurtër. Megjithatë tashmë gjithçka i përket të shkuarës dhe sulmuesi është i gatshëm për të qenë nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja.
Braziliani e quan veten "bishë" në një postim në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t'u parë sesa gola do të shënojë në kampionat, por jo vetëm, sepse edhe Kupa e Shqipërisë është një trofe që nuk nënvlerësohet nga Flamurtari.
Poll