Flamurtari u mund ditën e sotme nga Vllaznia me rezultatin e pastër 0-2. Shkodranët pas barazimit në ndeshjen e parë kanë arritur që të marrin një fitore në takimin e kthimit të Kupës së Shqipërisë duke siguruar çerefinalen.
Një humbje që nuk ka lënë një shije të mirë te Flamurtari që e kanë sërish me gjykimin në këtë takim. Klubi vlonjat në faqen zyrtare në Instragram, por edhe Marcelo Troisi në faqen e tij kanë shpërthyer për vendimet e dhënë sot nga arbitri i ndeshjes. Sikur të mos mjaftojnë hallet që ka klubi i Flamurtarit i duhet të përballet edhe me gjykimin, ndërsa klubi ka deklaruar:
" Edhe sa do të vazhdojë komedia ' Hidhu para mbrojtësit se të jap penallti?' Topi i kthyer me qëllim nga mbrojtësi te portieri brenda zone, a jepet goditje dënimi me 2 takime, kur topi kapet me dorë nga portieri"?, shkruhet në postimin e klubit të Flamurtarit.

" Isha kundër përdorimit të Var në futboll, por me këto gabime groteske të gjyqtarëve, sot jam 100% në favor të vënies së Var në futboll ... #varinalbania urgjent", shkruan Troisi në faqen e tij në Instagram.
