Partizani do të luajë sfidën e radhës ndaj Kukësit në “Air Albania”. Të kuqtë pas humbjes ndaj Skënderbeut zbresin në fushë ditën e diel në orën 19:00 për llogari të javës së 19-të. Trajneri Sormani nuk do të ketë në dispozicion 4 lojtarët e pezulluar, Telushi, Broja, Boldor dhe Corderio, ndërsa në dyshim është edhe Jurgen Bardhi.
Sulmuesi u largua nga fusha I dëmtuar në sfidën përballë Skënderbeut, por sot është stërvitur me skuadrën. Partizani ka njoftuar se skuadra ka vijuar përgatitjet në komplesin “Internacional”, në Pezë. Seanca e sotme është zhvilluar në orën 11:00 në drejtimin e Sormanit. Rikthimi në skuadër I Bardhit është një lajm I mirë për trajnerin Sormani pasi më shumë mundësi sulmuesi do të jetë gati për sfidën ndaj Kukësit.