Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Transferimi i Muçit te Legia, reagon drejtori Tefik Osmani: Shumë shpejt në ekipin Kombëtar, të tjerë lojtarë gati për hapin e madh

Shkruar nga NEWSPORT

Ernest Muçi është larguar zyrtarisht nga Tirana. Sulmuesi i talentuar luajti sfidën e fundit me bardheblutë ndaj Teutës dhe ka udhëtuar drejt Polonisë ku ka kryer testet mjekësore dhe është prezantuar nga Legia, skuadra e tij e re. Lidhur me transferimin e Muçit në Polonia ka reaguar edhe drejtori sportiv I Tiranës, Tefik Osmani I cili I ka uruar fat sulmuesit, ndërsa zbulon se të tjerë lojtarë janë gati për të bërë hapin e madh në karrierë.

"Është kënaqësi, fat dhe sukses kur ti je pjesë e punës së palodhur të Akademisë së Tiranës dhe besimi I madh që në këto dy vitet e fundit ju është besuar kaq shumë lojtarëve të rinj të jenë pjesë e skuadrës së parë. Faleminderit presidentit Halili për besimin. Suksese Muçi, shumë shpejt në ekipin Kombëtar. Shkumbin Qormemeti (agjent lojtarësh), të tjerë lojtarë i kemi gati për hapin e madh", shkruan Osmani në postimin e tij në Instagram.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga