Raportohet se Benjamin Mendy do t’i bashkohet Manchester Cityt nga Monaco për 52 milionë paund dhe vetë lojtari është përkujdesur të tregojë se ka përfunduar pothuajse gjithçka.
Spekulimet i rriti vetë lojtari duke publikuar foto në rrjetet asociale. Ai gjendet në aeroport dhe në pritje të aeroplanit për Los Angeles, për t’iu bashkuar Cityt.
Me transferimin e Mendyt, Guardiola do të forconte shumë mbrojtjen, pikën kryesore që çalonte edicionin e kaluar, pasi deri më tani ka transferuar Walkerin dhe Danilon.