Dje në mbrëmje u zhvillua cermonia e Topit te Artë, me argjentinasin Lionel Messi që siguroi trofeun prestigjoz për herë të gjashtë në histori. Kjo ngjarje nuk ka kaluar pa u komentuar as në ambientin shqiptar, me lojtarët e Tiranës që ishin protagonistë.
Ka qenë Idriz Batha që ka postuar në profilin e tij në instagram një foto, duke uruar me batutë Elton Cale për çmimin e fituar. Sigurisht fotoja më poshtë është e montuar, por Cale duhet të jetë i lumtur për "çmimin" e fituar. "Urime mik", ka shkruar Batha.

Poll