Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Tomori ndez "finalen" ndaj Maliqit, njoftim të rëndësishëm për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria e Dytë ka hyrë në një fazë të nxehtë të kampionatit. Në Grupin B është një garë mjaft interesante mes 3 ekipeve që ndodhen me pikë të barabarta në krye. Maliqi renditet në vendin e parë për shkak të golavarazhit, ndërsa Tomori dhe Albpetroli ndjekin nga pas me të njëjtën sasi pikësh.

Ditën e diel do të ketë një ndeshje direkt për vendin e parë mes Maliqit dhe Tomorit e cila do të luhet në stadiumin "Jovan Asko" në Maliqi. Të dy ekipet ndodhen me 37 pikë dhe ky takim është mjaft i rëndësishëm. Drejtuesit e Tomorit kanë menduar që për këtë takim të vendos autobuza falas për të gjithë tifozët që duan të ndjekin këtë ndeshje në stadium. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të Tormorit.

NJOFTIM.

Diten e diel dt/08/03/2020

ora 08:00,tek sheshi I stadiumit,klubiTomori do te nise Autobuze ne Maliq, per tifozet e Tomorit.

Udhetimi eshte falas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga