Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Foto/ Tirana vijon "zborin", Muça "e bën sefte"

Shkruar nga NEWSPORT
Foto/ Tirana vijon "zborin", Muça "e bën sefte"

Bardheblutë kanë mbyllur përgatitjet e ditës së shtatë në Serbi. Me anë të një njoftimi në faqen e saj zyrtare, Tirana bën me dije që i pranishëm në seancën e sotme stërvitore ka qenë dhe Gentjan Muça. Qendëmbrojtësi shtatlartë ka bërë një stërvitje të diferencuar nga grupi, pas dëmtimi që pësoi kur ishte pjesë e kuksianëve për Europa League.

"E diela nuk ka qenë një ditë pushimi për bardheblutë që kanë vijuar përgatitjet në Zlatibor. Bardheblutë nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, kanë zhvilluar stërvitje pasdite në kompleksin stërvitor pranë hotelit ku janë akomoduar prej një jave. Gentjan Muça është bashkuar me skuadrën në Serbi por sot ai ka nisur stërvitje i diferencuar. Mbrojtësi do te ndjekë një program individual për të fituar ritmin e skuadrës dhe më pas do të bashkohet me grupin. Lojtarët që kanë shfaqur probleme muskulare në ditet e fundit janë rekuperuar plotësisht dhe pas largimit të Likës drejt Tiranës, pjesa tjetër e grupit sot ka vijuar përgatitje e plote", thuhej në njoftimin zyrtar të klubit.

Skuadra kryeqytetase po zhvillon fazën përgatitore në Zllatibor të Serbisë në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri 2016-2017.

[gallery columns="1" size="full" ids="19847,19848,19849,19850"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga