Merkato e verës që sapo lamë pas ka qënë e bujshme te Tirana. Bardheblutë kanë siguruar firma me lojtarë mjaft të rëndësishëm, ndërkohë që tashmë kanë "prezantuar" edhe blerjen e radhës.
Bëhet fjalë për moderatoren Nevina Shtylla, e cila në emisionin "Procesi Sportiv" ka zbuluar një fanellë ku në të shkruhej mbiemri i saj dhe në shpinë mbante numrin 30.
Shtylla është e njohur si një tifoze speciale e 24 herë kampionëve të vendit dhe për këtë mori dhuratën speciale nga lojtari i bardhebluve, Andi Lila.

Poll