Ditën e premte, në datën 1 shkurt, Tirana do të presë në shtëpi Teutën, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Tifozët do të jenë aty për të përkrahur skuadrën. Me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", fanatiksat shkruajnë se do të jenë aty për të përkrahur skuadrën e tyre, pasi ekipi ka nevojë për ta.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme në "Selman Stermasi", Tirana ka marrë një fitore të thellë përballë Kamzës me rezultatin 4-1. Golat e sfidës u shënuan nga Edon Hasani hy herë, Ngoo dhe Albi Doka.
Poll