Në këto momente po luhet sfida mes Bylisit dhe Tiranës (0-1), takim ky i vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Edhe pse tifozët nuk lejohen në stadiumin ''Adush Muça'', na bazë të masave të marra ndaj Covid-19, ata bardheblu e kanë gjetur zgjidhjen. Lojtari i 12-të ndjek nga afër 90 minutëshin e skuadrës së zemrës, gjë që e kemi parë edhe në transfertat ndaj durrsakëve dhe korçarëve.
Mbështetesit e kryqytetasve ka qënë ''udhëtare'' me skuadren gjatë gjithë këtij sezoni të gjatë e të mundimshëm. Skuadra po ia del të japë shpërblimin, pasi po bën një sezon ëndrrash.

Poll