Finalja e UEFA Champions League, zhvilluar në “Wanda Metropolitano” të Madridit do të mbahet mend gjatë për fitoren e Liverpool, por edhe për veprimin e modeles, Kinsey Wolanski. Modelja amerikane guxoi për të thyer rregullat, duke kaluar gardhin e sigurisë dhe u futur në fushë.
Ky veprim e bëri mjaft të famshëm 22 vjeçaren, duke e kthyer ndër më të ndjekurën në rrjetet sociale. Gjithë këtë famë, Wolanski ka menduar ta festojë në një nga plazhet më të njohura në botë. Përmes disa fotove në rrjetet sociale, 22 vjeçarja zbulon se ndodhet në Ibiza, pushime të cilat po i kalon si e famshme tashmë.