Teuta ditën e sotme ka nisur zyrtarisht stërvitjet anti-Flamurtari për javën e parë të kampionatit. Lajmi është konfirmuar nga durrsakët në një postim në rrjetet sociale. Bledi Shkëmbi ka të gjithë skuadrën në dispozicion, por që në fakt me shumë mundësi do të ketë një mungesë.
Bëhet fjalë për mesfushorin Sherif Kallaku, i cili po stërvitet i vetëm për të arritur gjendjen e tij optimale.
"Përgatitjet anti-Flamurtari Ekipi ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e javës së pare ndaj Flamurtarit. Grupi është shfaqur i plotë dhe në gjëndje optimale. Sherif Kallaku po stervitet individualisht për arsyje demtimi dhe është e vetmja munges per këtë ndeshje".
Poll