
Klubi i Teutës ka hapur dyert për të gjithë banorët e Durrësit që janë prekur ditën e sotme nga tërmeti I fuqishëm. Lëkundjet e forta në orën 04:00 të mengjesit, por edhe gjatë gjithë ditës së sotme ka bërë që banorët të mos qendrojnë nëpër shtëpitë e tyre, por të akomodohen në stadiumin "Niko Dovana". Është pothuajse I gjithë qyteti I Durrësit që ka zbarkuar në fushën e stadiumit ku janë ngritur edhe çadra për banorët në mënyrë që të kalojnë natën.
Kujtojmë që FSHF-ja vendos që kampionatet e futbolli në vend të anullohet për këtë javë dhe pritet të ketë një vendim të dytë se kur do të luhet java e 14-të. Shtyrja e kampionateve në vend vjen për shkak të situatës kaotike që ka tronditur vendin tonë nga tërmetet e fuqishme.