Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Te PARTIZANI ndiejnë presionin, mesfushori i të kuqve kërkon ndihmë: Më shumë se kurrë, kemi nevojë për ju

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Te PARTIZANI ndiejnë presionin, mesfushori i të kuqve

Të shtunën, Partizani do të luajë kundër Teutës, ndeshje e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin "Niko Dovana" dhe pritet me mjaft interes duke parë pozitat e dy skuadrave në tabelën e klasifikimit.

Partizani udhëton si kryesues, ndërsa durrsakët i presin si vendi i tretë. Disa ditë para ndeshjes, është mesfushori Erald Çinari, i cili ka kërkuar ndihmën e tifozëve për t'ia dalë me sukses në këtë takim.

Lojtari shkodran, përmes një postimi bën thirrje: "Kemi nevojë për shumë mbështetje. Këtë ndeshje presim të vijë çdo tifoz që të mbështesë ekipin. Kemi më shumë se kurrë të jeni prezentë në stadium. Ora 17:00, stadiumi "Niko Dovana"", përfundon lojtari i Partizanit.

Siç duket në kampin e kuq janë koshientë për vështirësinë që paraqet ky takim, ndaj bëjnë thirrje që të mbështeten nga tifozët e tyre.

[gallery columns="1" size="full" ids="305826"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga