Në orën 19:00 do të luhet ndeshja hapëse e javës së 15 të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Tiranës. Ndeshja derbi sheh dy ekipet rivale të ndeshen për të parën herë në një stadium të ri , komod dhe të tejmbushur. Kështu të dyja tifozeritë do jenë në sprovën se cili do ofrojë koreografinë më të bukur.
Newsport.al mëson se tifozët e Partizanit si pjesë kyçe të shfaqjes para ndeshjes kanë flamuj disangjyrësh, ku sigurisht mbizotëron e kuqja. Nga ajo që shihet edhe në foto, kati i paër i stadiumit është i mbushur me këtë koreografi, duke mos u zbuluar të gjitha detajet e këtij mozaiku.

Poll