Një ngjarje e rëndë prek Dortmund. Mbrojtësi i ekipi të Borussia Nico Schulz është akuzuar për dhunë në familje nga bashkëshortia e tij. Një akuzë kjo që e dërgon Schulz në qendër të një stuhie tronditëse. Gjermani dyshohet se ka goditur barkun e ish-partneres së tij shtatzënë, policia ka nisur mbledhjen e provave nga shtëpia e Nico.
Lajmi u raportua nga Bild që dëshmon për 7 sulmet nga mbrojtësi i Dortmund. Klubi gjerman njoftoi se “deri më tani nuk ishim në dijeni të hetimeve në lidhje me fakte nga jeta private e Schulz. Do të kërkojmë një diskutim me lojtarin për këto akuza të rënda”.
Nico Schulz është mbrojtës i kombëtares gjermane dhe ekipi të Dortmund. Mbrojtësi nuk po kalon aspak periudhë të mirë në karrierë, minuta të pakta dhe dëmtime të shumta. Nico ka qenë pjesë e disa ekipeve në Gjermani. 29 vjeçari regjistron 162 ndeshje në Bundesligë ku ka shënuar 5 gola.
