Punët për skuadrën e Partizanit duken se po ecin mbarë. Të kuqtë po presin edhe përfundimin e kompleksit të tyre, që po ngrihet në periferi të Tiranës, në vendin e ish-repartit ushtarak afër “Rrapit të Treshit”. Fotot tregojnë që punimet po ecin me intensitet të lartë, ku drejtuesit e kuq kanë premtuar ngritjen “shtëpisë” së kuqe në kohë rekord. Shkallët e stadiumit kanë filluar të marrin formë. Sipas presidentit Demi gjithçka pritet të përfundojë shumë shpejt. Në këtë kompleks do të ndërtohet edhe një stadium për të luajtur ndeshjet brenda.
Projekti i madh dalëngadalë po merr jetë, ku do të ndërtohen edhe dy fusha minifutbolli, krahas stadiumit me 4 mijë vende që do të jetë në dispozicion të Partizanit. Ky do të jetë një ndër komplekset më moderne në Shqipëri, pasi do të jetë multifunksional duke pasur gjithçka të domosdoshme për djemtë e skuadrës, përfshirë edhe palestrat. Aty do të ngrihet edhe akademia e Partizanit, që ka një projekt të madh për nxjerrjen e talentëve në të ardhmen.
[gallery columns="1" size="full" ids="16777,16778,16779,16780,16781,16782,16784,16785"]