Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Shpëtim GJIKA kunj ndaj Sinan Idrizit: Na ktheni logon e Flamurtarit se klasifikimin e kthejmë vetë

Shkruar nga NEWSPORT

Flamurtari gjendet në një pikë kritike në Superiore, teksa renditen në vendin e fundit me 6 pikë pas 16 javësh. Ky është sezoni më i keq për vlonjatët të cilët vuajnë problemet e thella në klub midis administratorit të klubit dhe Bashkisë. Ditën e sotme Flamurtari humbi ndaj Tiranës me rezultatin 2-0 në "Selman Stermasi", duke mos dhënë asnjë shenjë "jete".

Pas përfundimit të  sfidës në mënyrë ironike ka reaguar dhe ish kryetari i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika. Me anë të një postimi në "facebook", Gjika shkruan: "Na ktheni logon e Flamurtarit të paktën, se klasifikimin e kthejmë vetë". Një shkrim të cilin e ka shoqëruar me foton e tabelës së renditjes duke e kthyer me kokëposhtë, si dhe dy stemat e Flamurtarit, të vjetrën dhe atë aktuale.

Kujtojmë që stema e klubit vlonjat ndryshoi me ardhjen e administratorit Sinan Idrizi në krye të klubit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga