Partizani është skuadra kampione e Shqipërisë. Të kuqtë ngritën lart trofeun e 17-të në historinë e tyre pas fitores me Teutën duke bërë që ta mbyllnin kampionatin në vendin e parë me pikë të barabarta me Tiranën por më mirë në ndeshje direkte.
Festa tani është e gjitha për ekipin dhe tifozërinë e kuqe. Një sezon i paharrueshëm për ta dhe është pikërisht Tedi Cara, i cili shënoi golin e dytë ndaj durrsakëve, që “mishëron” këtë sukses në lëkurën e tij.
Sulmuesi ka bërë tatuazh “2022-2023”, që simbolizon këtë sezon futbollistik dhe foton e ndan vetë klubi i Partizanit në rrjete sociale.
Poll