Argjentia ka publikuar listën e lojtarëve për 3 ndeshjet e muajit tetor. Kampionët e Copa America do të përballen me Paraguain, Uruguajin dhe Perunë dhe trajneri Scaloni ka zgjedhur lojtarët për këto ndeshje.
Në listën e publikuar bie në sy prezenca e Paolo Dybala, sulmuesit të Juventusit që u dëmtua këtë fundjavë dhe do të qendrojë jashtë fushave për paktën 3 javë.
Pjesa e tjetër e skuadrës nuk ndryshon shumë me Messin që do të udhëheq ekipin në këto sfida. Nga Serie A janë plot 8 lojtarë, Lautaro dhe Correa nga Interi, portieri i Atalanta, Musso, Viola Nico Gonzalez dhe Martinez Quarta e në fund sulmuesi i Udinese Molina dhe mesfushori i Bolonjës Nico Dominguez.

Poll