Vilma Masha është gjithmonë pranë sportit pasi drejton emisionin "Gol pas Goli" në Supersport, pas çdo ndeshje të kampionatit shqiptar dhe jo vetëm. Ditën e sotme moderatorja e njohur ka shpërndarë me miqtë e saj në rrjetin social të instagram lajmin e lumtur se mëngjesin e sotëm është bërë mama.
"Sot në mëngjes, zoti më bekoi me një ëngjëll të vogël. Drita e saj më ndriçoi fort shpirtin. Falë doktorit tim Arben Pepës dhe stafit të mrekullueshëm të spitalihygeiatirane , që i falenderoj, të dyja jemi shumë mirë. 19.12.2019", shkruan moderatorja Vilma Masha në instagram.
Stafi i "Newsport.al" i uron jetë të gjatë e të shëndetshme vogëlushes së Vilmës.

Galeria fotografike ()
Poll