Isli Hidi është goditja e madhe e merkatos së Bylisit. "Gardiani" 38-vjeçar ka pranuar ofertën e klubit ballshiot dhe rikthehet në Ballsh pas 18-vitesh. Në sezonin 2001-2002, portieri durrsak u aktivizua me fanelën ballshiote pas huazimit nga Tirana.
Ditën e sotme lojtari është prezantuar nga presidenti Kapllanaj dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Dovedan. Tashmë me Hidin, porta e Bylisit kompletohet dhe ballshiotët përgatiten për sezonin e ri në Superligë.

Poll