Kategoria Superiore është ndalur për shkak të coronavirusit. Nuk dihet ende se kur mund të rinis futbolli I luajtur pasi çdo gjë do të vendoset në bazë të situatës që do të kalojë vendi jonë.
Të gjithë lojtarët janë kthyer në shtëpitë e tyre duke punuar personalisht për të ruajtur formën fizike. Një prej tyre është edhe sulmuesi i Skënderbeut, Dejvi Bregu.
Lojtari është kthyer qytetin e tij të lindjes në Vlorë, duke zhvilluar stërvitje personale. Në një video të postuar nga vet ai në rrjetet sociale, Bregu duket duke vrapuar poshtë shtëpisë së tij dhe në baltë duke u kthyer pas në kohë kur mungonin kushtet.
Shirat që kanë rënë ditët e fundit në Shqipëri nuk e kanë penguar sulmuesi të stërvitet edhe pse kushtet nuk janë shumë të përshtatshme.
