
Nuk kishte si të mungonte edhe reagimi i një prej lojtarëve që ka kontribuar për shumë vite për fanelën e Skënderbeut, siç është Tefik Osmani. Qendërmbrojtësi i korçarëve njihet për ironinë e tij teksa shpesh zgjedh rrjetet sociale për të dhënë mendime për çështje nga më të ndryshme, por sigurisht me postime domethënëse.
Para pak minutash, shtatlarti i Skënderbeut ka treguar foton e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, i cili duket me shpatë në dorë. Me sa duket futbollisti bardhekuq kërkon t'u tregojë të gjithëve se Skënderbeu nuk është dënuar, përkundrazi është më i fortë se kurrë megjithëse po mundohen ta rrëzojnë në të gjitha mënyrat.
[gallery columns="1" size="full" ids="220907"]
Poll