“Elbasan Arena” duhet të jetë gati sot në mbrëmje për sfidën e kthimit mes Kukësit dhe Austrisë së Vjenës. Normalisht që brenda rregullave të UEFA-s janë dhe publikimi i reklamave, të cilat tashmë duhet të jenë në formatin “LED”, pra me ndriçim.
Në stadiumin e ri mësohet se ka pasur një defekt, por që është rregulluar në orët e vonë të mbrëmjes së djeshme, madje deri pas mesnate. Punëtorët e stadiumit “Elbasan Arena” kanë punuar për sistemin e reklamave, ndërsa në fund mësohet se është vënë në rregull për t’i shërbyer takimit.