Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Publikohen çmimet e biletave për ndeshjen e Kupës, Vllaznia "përmbys" formacionin

Shkruar nga NEWSPORT

Nesër, në orën 14:00 në stadiumin "Loro Borioçi", Vllaznia do të luajë ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë përballë skuadrës së Burrelit. Sfidën e parë, ekipi i drejtuar nga Mirsad Jonuz e ka fituar me rezultatin 0-1 në transfertë.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Vllaznia bën të ditur se kanë dalë në shitje biletat, ku do të kenë një çmim prej 2 dhe 3 mijë lekësh të vjetra, kurse në Tribunën VIP 5 mijë lekë të vjetra.

Në këtë përballje, tekniku mendon t'i japë më shumë hapësirë edhe lojtarëve të rinj, të cilët deri më tani nuk kanë pasur shumë minuta në këmbë në Superiore.

Postimi i plotë i Vllaznisë:

"Pas fitores me Skenderbeun per kampionat, ekipi i Vllaznise nga dita e djeshme ka nisur pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate per Kupen e Shqiperise ndaj Burrelit. Ky takim do te luhet diten e merkure ne oren 14.00 ne stadiumin "Loro Boriçi". Stafi teknik pritet t'u jape me shume hapesire lojtareve qe nuk kane marre aq shume minuta deri me tani, kjo nisur edhe nga fakti qe Vllaznia e ka fituar ndeshjen e pare ne Burrel me rezultatin 1-0.

Per kete arsye, shanset per te kaluar ne turin e dyte te ketij kompeticioni jane me te medha dhe aktivizimi i lojtareve te tjere, do te jete nje plus per ta por edhe per skuadren ne menyre qe te jene te gatshem per sfiden e fundjaves per kampionat me Kukesin.

Çmimet e biletave per ndeshjen Vllaznia- Burreli do te jene si me poshte:

Tribuna D 200 leke

Tribuna A-B 300 leke

Tribuna VIP 500 leke"

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga