Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Pritet titullar kyç në sezonin e ri, "veterani" i Teutës i pandalshëm në stërvitje

Shkruar nga NEWSPORT

Blerim Kotobelli është një nga lojtarët, pjesë e rëndësishme e sezonit të ri futbollistik për Teutën. Mbrojtësi i majtë me një eksperiencë të madhe në kampionatin shqiptar ndodhet në Korçë, atje ku "Djemtë e Detit" po zhvillojnë një mini-fazë përgatitore.

Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet mjaft i motivuar gjatë seancës që drejtohet nga trajneri Renato Arapi. Eksperienca e madhe në kampionatin shqiptar dhe kontributi për shumë vite te Teuta, padyshim e bëjnë atë titullar fiks në formacionin durrsak.

Prej ditësh, "Djemtë e Detit" janë zhvendosur në Korçë ku po marrin ngarkesën e duhur për sezonin e ri futbollistik.

Postimi i Kotobellit
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga