Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTO/ Pritën PARTIZANIN deri në "frymën e fundit", Sabien LILAJ u 'kujton' të kuqve ç'kanë humbur

Shkruar nga NEWSPORT


Sabien Lilaj dhe Gledi Mici ishin dy lojtarët që iu bashkuan skuadrës së Prishtinës në këtë merkato vere. Si mesfushori, ashtu edhe mbrojtësi i njohur qëndruan për shumë ditë duke u stërvitur në mënyrë individuale në Tiranë.

Edhe pse zyrtarisht nuk pati asnjë njoftim nga ana e klubit të Partizanit, mediet zbuluan prapaskenat ku bëhej me dije që lojtarët i kishin dhënë fjalën trajnerit Ilir Dajës për të punuar me të në edicionin e ri. Mirëpo bllokimi i merkatos nga FIFA bëri që të dy futbollistët të ndryshonin planet duke firmosur për ekipin e Superligës së Kosovës.

Sot, është Lilaj që ka postuar një foto gjatë një seance stërvitore në palestër pikërisht me mëngjërashin. Të dy shfaqen në formë dhe të qeshur, ndërsa presin që të japin kontributin e tyre me ekipin bardhekaltër.

Postimi i Lilajt
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga