Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Presin Kastriotin në “Elbasan Arena”, Dinamo publikon çmimet e biletave për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Presin Kastriotin në “Elbasan Arena”, Dinamo publikon

Dinamo do të luajë ditën e diel sfidën e javës së 10-të ndaj Kastriotit. Blutë e kryeqytetit do të presin skuadrën krutane në “Elbasan Arena” pasi “Air Albania” është mbyllur për momentin pasi sot do të luajë Kombëtarja e femrave.

Ndeshja do të nisë në orën 13:45, ndërsa përmes një postimi në faqen zyrtare, Dinamo ka bërë me dije se biletat për këtë takim kanë dalë në shitje, ndërsa janë publikuar edhe çmimet e tyre. Një biletë në tribunën kryesore kushton 1000 lekë, ndërsa në tribunën G3, një biletë kushton 400 lekë.

Postimi i Dinamos:

Kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes

FK Dinamo - KS Kastrioti që luhet ditën e Diel në qytetin e Elbasanit.

Për tifozët që dëshirojnë të jenë në stafium, çmimet janë 1000 Lekë në tribunën kryesore dhe 400 Leke në tribunën G3.

Biletat mund t'i siguroni pranë biletarisë së stadiumit "Selman Stermasi" si dhe në "Elbasan Arena" ditën e ndeshjes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga