Kompanitë turke që administrojnë Flamurtarin, së bashku me kompaninë Turkish Airlines, do të krijojnë një linje ajrore shqiptare.
Përfaqesuesi i kompanive turke në vendin tonë, Sinan Idrizi tha se pritet që brenda këtij viti do të nisin edhe fluturimet e para nga Shqipëria dhe në të gjitha destinacionet e Europës dhe deri në Amerike, me çmime konkuruese.
Idrizi theksoi se avionet do te jenë me flamur shqiptar, ndërsa në një avion do të vendoset edhe logoja e Flamurtarit.
Poll