
Kombëtarja shqiptare nuk arriti dot të ishte pjesë e Botërorit "Rusi 2018" pasi dështoi në fushatën e eleminatorëve duke u renditur e treta pas Spanjës dhe Italisë. Por kjo nuk ka penguar presidentin e FSHF-së Armando Duka të udhëtojë drejt Rusisë.
Duka ka udhëtuar drejt Moskës me rastin e Kongresit të 68 të FIFA-s, e për këtë ka përfituar dhe bashkëshortja e tij Suela. Me shumë mundësi ata do të ndjekin edhe ndeshjen hapëse ditën e nesërme mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.
Mesa duket presidenti i FSHF-së nuk ka pritur deri në kualifikimin e Shqipërisë në një kampionat Botëror për të shijuar atmosferën e evenimentit më të rëndësishëm në futboll.
[gallery columns="1" size="full" ids="245489"]
Poll