Italia arriti të fitonte mbrëmë 2-1 kundër Belgjikës, një ndeshje që u dominua totalisht nga “Axurrët”. Sfida e vlefshme për çerekfinalet e EURO 2020, mbërtheu para ekranit miliona njerëz në gjithë globin. Këtij takimi s’i shpëtoi as kryeministri i vendit tonë, Edi Rama.
I pari i qeverisë reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale duke uruar italianët për suksesin e radhës. Pikërisht për këtë reagim të kryeministrit Rama, gazetarja e njohur Ilda Bejleri ironizon në Instagramin e saj. Ajo ka treguar postimin e të parit të qeverisë, ndërsa shkruan: “E mori në qafë dhe Italinë më duket”.
