Tre muaj për të paguar 100 paund apo 115 euro. Kaq i është dashur të presë një punëtori për të marrë shpërblimin nga ylli i Manchester United, Paul Pogba, shkruan The Sun.
“Pogba mund të jetë edhe lojtari më i paguar në botë, por mua më ka trajtuar si budalla. Kemi punuar një mëngjes të tërë dhe duhej të ishim paguar në përfundim të punës”, kanë qenë deklaratat e bëra nga Kondi Moyo, personi i punësuar nga mesfushori i United.
Kujtojmë se shumën të cilën nuk e pagoi Pogba për tre muaj, ai e fiton vetëm për 3 minuta e 47 sekonda.
Galeria fotografike ()
Poll