Luis Manuel Blanco ka arritur të fitojë “luftën” ndaj Coronavirusit pasi ka dalë nga intubimi dhe gjendja e tij po përmirësohet dita-ditës. Trajneri i njohur që ka drejtuar Dinamon për disa muaj në sezonin 2009-2010 është kujtuar sot nga Roland Peqini.
Ish-mbrojtësi i kryeqytetasve që u detyrua të linte futbollin në moshë të re prej dëmtimeve është bërë nostalgjik për kohën kur ishte në fushë dhe dinamovitët drejtoheshin nga argjentinasi.
“Ishte kohë e mirë”, shkruan ai ndërsa në foto tregohet trajneri argjentinas duke u përshëndetur me ekipin pas emërimit në krye të kryeqytetasve.

Poll