Me shumë mundësi këto janë ditët e fundit të Dejvi Bregut te Skënderbeu. Ai po i shijon në maksimum këto momente, teksa ka postuar një foto në rrjetet sociale nën shoqërinë e bashkëlojtarit Bruno Dita dhe gazetarit sportiv Glendi Tafaj. Më saktësisht, kemi të bëjmë me një postim që është bërë edhe nga vetë Tafaj. Sa i përket fushës së lojës, Bregu ka qënë gjithmonë protagonist në Korçë.
Golat e tij janë me ''peshë'' dhe trajneri Ilir Daja e di mirë këtë gjë. Nëse ndodh largimi i lojtarit, kemi të bëjmë me një humbje të madhe për Kategorinë Superiore. Vendimi akoma nuk është marrë, e për këtë do duhet edhe pak kohë.

Galeria fotografike ()
Poll