Mark Bartra do të ndjekë nga TV ndeshjen e sotme mes Borusia Dortmund dhe Monako, pasi vazhdon të jetë nën kontrollin e mjekëve pas ndërhyrjes kirurgjikale të cilës iu desh t’i nënshtrohej pas sulmit terrorist ndaj autobusit të ekipit gjerman një natë më parë.
Familjarët dhe klubi kanë konfirmuar se ai nuk do të jetë i pranishëm në stadium.
Lojtari ka vendosur që të ndaje me tifozët një fotografi dhe një mesazh. Në një foto të postuar më herët në profilin e tij në "Instagram", ai shkruan:
“Përshëndetje! Siç e shihni, unë jam shumë më mirë. Faleminderit për të gjithë mesazhet tuaja! U uroj sa më shumë forcë shokëve të skuadrës, fansave dhe Borusias për sonte”, shkroi Bartra sot pasdite në profilin e tij.