Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Partizani luan finalet e Europës, Stenio Junior e ka mendjen te... pushimet!

Shkruar nga NEWSPORT

Partizanit i kanë mbetur 2 ndeshje për të mbyllur sezonin 2021/22 në Abissnet Superiore. Takimet me Kastriotin dhe Laçin janë vendimtare sepse përcaktojnë, nëse të kuqtë do kenë mundësinë për të luajtur në ndeshjet europiane.

Ky sezon mund të quhet deri diku i dështuar tashmë sepse pavarësisht si përfundon, Partizani e kishte humbur prej javësh garën për titullin kampion.

Një prej lojtarëve më të përfolur te “Demat e Kuq” është sulmuesi Stenio Junior. Brazilianit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe gjasat më të mëdha janë të mos rinovojë. 30 vjeçari ja ka dalë të shënojë 11 herë dhe të japë 6 asistë gjatë kampionatit.

Duke qenë njëri prej lojtarëve titullar të padiskutueshëm, Junior mund të quhet humbje nëse largohet me përfundimin e kontratës. Megjithatë braziliani duket se po pret me padurim fundin e sezonit, për të shijuar pushimet.

Në rrjetet sociale ka ripostuar foto nga vera e para 2 viteve ku shkruan: “Faleminderit Zotit është duke ardhur koha që të qetësoj kokën time”, shkruan braziliani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga