Bernard Berisha do të qendrojë 3 muaj jashtë fushave të lojës. Ish-lojtari i Skënderbeut është pjesë e Ahkmat Grozny prej shumë sezonesh, ndërsa së fundmi ka pësuar një dëmtim dhe ka bërë operacion në shpatull në Villa Stuart në Romë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka bërë me dije se operacioni ka shkuar me sukses, ndërsa klubi rus ka zbuluar se sulmuesi do të qendrojë jashtë fushave për 3 muaj. Lojtari i Kosovës po kalonte një moment të mirë në kampionat, ndërsa tani duhet të ndalet për disa muaj dhe do të humbasë gjithashtu ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës me Kosovën.
“Ellhamdulillah, operacioni u krye me sukses! Një falenderim i madh për të gjithë ekipin në Klinikën Villa Stuart në Romë për mbështetjen e tyre aktive dhe të dashur”.