Bledi Shkëmbi u shkarkua ditën e djeshme nga drejtimi I Teutës. Rezultatet negative në sfidat e fundit, por edhe humbja e thellë ndaj Kukësit, bëri që drejtuesit të largojnë Shkëmbin. Teuta ditën e sotme zyrtarioi trajnerin e ri, Edi Martinin për vazhdimin e sezonit.
Për Shkëmbin nuk kanë munguar mesazhet falenderuese nga lojtarët e Teutës, që pothuajse të gjithë kanë postuar në profilet e tyre. Pas kapitenit Arapi dhe mesfushorit Aleksi, është radha e Rustem Hoxhës dhe mesfushorit Sherif Kallakut.
"Ishte nje nder dhe kenaqesi qe pata fatin te punoja me nje tranjer si ty..!! Te uroj suksese ne karrier mister", shkruan Kallaku.
"E ndjej veten me fat qe punova me nje tranjer dhe person si ti,me mesove shum gjera te uroj Suksese kudo..FALEMINDERIT..", shkruan Rustem Hoxha në postimin e tij.

