Apolonia doli kampione e Kategorisë së Parë dhe nga sezoni që vjen do jetë pjesë e Kategorisë Superiore. Fierakët nuk kanë humbur kohë, ndërsa duket se trajneri Artan Mërgjyshi nuk I ka lënë pushim të besuarit e tij.
Sot pasdite, në ambientet e klubit skuadra është mbledhur për të zhvilluar stërvitjen e parë të Superiores. Bardhjeshilët kanë ruajtur grupin, duke larguar ofertat e shumta që kanë pasur për talentet e tyre. Kështu, Apolonia e re do bazohet te lojtarët vendas, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e ndonjë afrimi cilësor.



Galeria fotografike ()
Poll