Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Nuk ka paqe te PARTIZANI, "ylli" i kampionëve stërvitet nga përgatitësi atletik

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Nuk ka paqe te PARTIZANI, "ylli" i kampionëve

Partizani ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të ndeshjes kundër Teutës që do të luhet të mërkurën. Ashtu si ditën e djeshme, edhe sot të kuqtë janë vënë nën urdhrat e trajnerit Renaldo Kalari. Në sy ka rënë prezenca e Esat Malës që tashmë është bërë zakon që të stërvitet veçmas nga grupi. Situata vijon të mbetet e tensionuar mes tij dhe drejtuesve të klubit duke qenë se nuk ka pranuar rinovimin.

Newsport.al ka siguruar një foto ku shihet mesfushori shtatshkurtër duke u përgatitur i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës. Korrado Sakone shihet në foto duke udhëzuar 21-vjeçarin për seancën stërvitore. Kujtojmë që takimi Teuta - Partizani është programuar të luhet të mërkurën 16:00 në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga