Pas disa vitesh në Kombëtaren shqiptare mund të luajë një tjetër Cana. Djali I ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana duket se do të ndjek gjurmët e të atit për t'u bërë një futbollist profesionist.
Edhe pse është ende shpejt pasi Bojken Cana është shumë I vogël, por që tani ka nisur të luajë futboll e madje të stërvitet në një skuadër me moshatarët e tij.
Është vetë Lorik Cana që e ka bërë të ditur një gjë të tillë duke postuar një foto nga stërvitja e djalit të tij në Romë.
Ndoshta në një të ardhme Bojken Cana mund të ndjek gjurmët të atit të tij e të luajë në nivele të larta të futbolli europian, por edhe në Kombëtaren shqiptare.

Poll