Ermal Barushi ka nisur një punë të re pas largimit si gjyqtar anësor. Ish-arbitri që në Shqipëri mbante stemën e FIFA-s tashmë është bërë pjesë e Dinamos. Barushi është bërë pjesë e klubit kryeqytetas dhe në prezantimin e 3 lojtarëve ditën e sotme ishte pikërisht ai që prezantohej krah tyre.
Tashmë pas largimit si gjyqtar anësor një muaj më parë, Barushi ka vendosur të mos largohet futbolli, por është bërë pjesë e klubit të Dinamos si zyrtar i saj. Nuk dihet ende se çfarë roli ka marrë te Dinamo, për në 3 prezantimet e fundit ka qenë Barushi që ka dal në momentin që lojtarët kanë firmosur kontratën e tyre të re .



Galeria fotografike ()
Poll