Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Një kapiten i vërtetë! Lorik Cana motivon kombëtaren para transfertës së Islandës

Shkruar nga NEWSPORT

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka udhëtuar drejt Reykjavikut për tu përballur me vendasit e Islandës, në kuadër të xhiros së tretë të kualifikueseve të Euro 2020.

Kuqezinjtë, të cilët për herë të parë do të drejtohen nga stoli nga italiani, Edi Reja kërkojnë që të mos dalin nga pikë nga stadiumi i kryeqytetit islandez për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit në Kontinentin e Vjetër.

Mbështetja është e madhe, ndërkohë që një dorë ka menduar ta jap edhe kapiteni legjendar i kombëtares sonë, Lorik Cana. Përmes rrjetit social "Instagram", Cana i ka uruar suksese djemve të kombëtares, duke bërë edhe shenjën e shqiponjës dykrenare.

Ndeshja mes Islandës dhe Shqipërisë është programuar për tu zhvilluar sot, duke nisur nga ora 15:00.


Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga