Ditën e sotme stafi i Partizanit ka lënë të lirë lojtarët për të pushuar gjatë fazës përgatitore që po zhvillojnë në Pogradec. Destinacioni i tyre ishin garat me makinat Go-Kart të cilat duket që i kanë bërë ta harrojnë stresin e këtyre ditëve të nxehta.
Ekipi ka ndarë me fansat e tyre disa foto nga momentet e ditës së sotme duke garuar me njëri-tjetrin. Kjo hapësirë ka bërë të mundur që dhe drejtuesit të jenë më të qetë për ndonjë lëvizje të mundshme në merkato. Ekipi synon afrime cilësore në këtë merkato për arritjen e objektivave përgjatë sezonit 2022-2023.

Poll