Mesfushori i Tottenham, Dele Alli ka revoltuar së tepërmi tifozët e skuadrës së tij.
Një ditë pas humbjes në derbi kundër West Ham me rezultatin 0-1, Dele Alli zbulohet se ka qenë në Ibiza me të dashurën e tij, modelen Ruby Mae.
"The Sun" shkruan se ky veprim është konsideruar si i papranueshëm nga tifozët e Tottenham, duke qenë se skuadra që garon me Chelsea-n për titullin kampion në Premier League i ka humbur pothuajse totalisht shanset për të ngritur trofeun pas humbjes kundër West Ham.
Por, një gjë e tillë nuk ka shqetësuar mesfushorin e talentuar, i cili është fotografuar me të dashurën e tij në një nga plazhet më të frekuentuara të botës.
Galeria fotografike ()
Poll