Partizani prej muajit prill zhvillon stërvitjet në kompleksin e tij, teksa akoma ka shumë ambiente për t’u shfrytëzuar pasi jo gjithçka është përfunduar. Palestra, e cila nuk ishte gati më parë, tashmë është bërë funksionale. Vetë futbollisti i Partizanit Aristoteles Romero e bën të ditur në rrjetet sociale, që po stërvitet në palestrën e klubit.
Kujtojmë se 26-vjeçari u afrua me parametra zero te të kuqtë gjatë kësaj merkato, pasi kishte mbyllur aventurën me Deportivo Laran në Venezuelë. Romero u aktivizua me “demat” gjatë sezonit 2019/20, ku nuk pati suksese, dhe u largua më pas drejt Crotones. Tashmë mbetet për t’u riparë në vazhdim potenciali i tij, pasi venezueliani po shkon drejt formës më të mirë.
