Kombëtarja shqiptare pritet që të zhvilloj dy ndeshjet radhës, ndaj Turqise dhe Moldavisë, të vlefshme për kualifikueset e EURO 2020. E gjendur në një moment të vështirë kuqezinjtë kanë arritur të marrin përsëri besimin e tifozëve, pas fitores me Islandën në "Elbasan Arena" (4-2).
Emocionet sa vijnë dhe shtohen për të gjithë ndërkohë ish mbrojtësi i Vllaznisë dhe i Shqipërisë gjatë viteve 85'-89', Fatbardh Jera, është bërë disi nostalgjik me një foto të postuar në rrjetet sociale.
Jera mban gjithashtu dhe postin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv pranë FSHF-së, ka postuar në rrjetin e tij social një foto e cila sjell kujtime nga ndeshja e vitit 1983 midis Shqipërisë dhe Gjermanisë. Ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1-2 për miqtë, me golat e Völler dhe Rummenigge, ndërsa për Shqipërinë shënonte Muhedin Targaj.
